Çekët shënojnë dy gola, grekët vetëm një. Pritet ndeshja Poloni-Rusi
Fqinji ynë jugor është në prag të eliminimit nga Euro 2012, fal Republikës së Çekisë, që fitoi sfidën e zhvilluar në Wroclaw me rezultat 2-1. Çekët e përfunduan dilemën e takimit vetëm brenda gjashtë minutave të para lojë. Me një presion të jashtëzakonshëm në fillim, grekët u zunë në befasi. Petr Jiracek realizoi për tre minutave lojë për 1-0, ndërsa golin e dytë e shënoi Vaclav Pilar, për të shokuar grekët. Greqia u mundua të rikthehet në lojë me Theofanis Gekas (53`), por kjo ishte e pa mjaftueshme që të evitohej disfata. Pas dy ndeshjeve Çekia ka tri pikë në Grupin A dhe është në vendin e dytë, ndërsa Greqia mbetet në vendin e fundit, teksa pret epilogun e takimit Poloni – Rusi për të mësuar më shumë mbi fatin e vet në këtë kampionat.
12 qershor 2012 (gazeta-Shqip.com)