Pjesa e parë e ndeshjes çerekfinale Gjermani-Itali është mbyllur në barazim 0-0. Ka qenë një ndeshje e luajtur faktikisht nga të dyja skuadrat, pa shumë raste për gol.
Vetëm në fund të pjesës së parë, kanë qenë italianët ata që kanë rrezikuar me një kundërsulm, por goditja e Sturaros nga jashtë zone është devijuar në goditje këndi nga Boateng.
Në minutat e para të ndeshjes, Khedira ka lënë fushën i dëmtuar pas një përplasjeje me Kielinin. Në vend të mesfushorit juventin u fut Shvajnshtajger.
2 korrik 2016 (gazeta-Shqip.com)