13575730_1172199186166259_4800298186656518220_oUellsi ka shkruar historinë me këtë debutim të suksesshëm duke mbërritur deri në gjysmëfinalet e Euro 2016. Ata triumfuan në stadiumin Stade Pierre-Mauroy kundër Belgjikës me rezultatin 3:1.


Ishin belgët ata që shënuan të parët, por mesfusha cilësore e uellsianëve ndërtoi aksione aq sa për të përmbysur rezultatin me 3 gola.


Radja Nainggolan me një goditje të fuqishme prej rreth 30 metrave në minutën e 13-të takimit, kapi në befasi portierin Hennessey duke dërguar topin në rrjetë.


Ekipit të Gareth Bale iu desh 18 minuta kohë që të barazonin rezultatin për të bërë më tutje edhe përmbysjen e madhe.


Kapiteni dhe qendërmbrojtësi Ashley Williams hapi rrugën e shënimit të tre golave me një gol me kokë të ardhur nga kornia.


Në pjesën e dytë u prit që belgët të kthejnë epërsinë, por ndodhi e kundërta pasi  Uellsi shënoi edhe golin e dytë në këtë takim.


Kur pritej të përfundonte takimi, në të 85-tën minutë Sam Vokes realizoi golin e tretë dhe të nokautit për belgët dhe kështu, ndeshja përfundoi 3:1 për Uellsin.


1 korrik 2016 (gazeta-Shqip.com)