Mbrëmjen e sotme do të luhen ndeshjet e fundit në grupe për fushatën kualifikuese të Europianit “Gjermani 2024”.

Verdikti final është ai i Grupit D, ku Kroacia do të presë Armeninë, me skuadrën e Modriç që luan me çdo kusht për një fitore. Nëse kroatët nuk arrijnë të marrin tre pikët dhe Turqia do të mposhtet përballë Uellsit, do të jetë kjo e fundit që do të shkojë në Europian, teksa Kroacia do të shkojë në “play off”.

Në fushë gjithashtu zbret dhe Kosova, e cila luan ndeshjen e fundit në grup përballë Bjellorusisë, me “Dardanët” që do të kërkojnë tri pikët në mënyrë që ta mbyllin këtë fushatë në vendin e tretë, në rast se Izraeli dështon të fitojë në transfertë me Andorrën.

Franca luan në transfertë me Greqinë, ndërsa Holanda udhëton drejt Gjibraltarit.

NDESHJET:

GRUPI B

Gjibraltar – Holandë, 20:45

Greqi – Francë, 20:45

GRUPI D

Armeni – Kroaci, 20:45

Uells – Turqi, 20:45

GRUPI I

Andorra – Izrael, 20:45

Kosovë – Bjellorusi, 20:45

Rumani – Zvicër, 20:45