basketShqipëria regjistroi humbjen e pestë në Eurobasket 2017. Ekipi kuqezi u mposht me shifrat e thella 94-56 në fushën e Malit të Zi, në një ndeshje pa histori, përballë një rivali që ishte dukshëm më superior. Kombëtarja e drejtuar nga trajneri qipriot Antonis Konstadinides ishte gjatë gjithë kohës në ndjekje, me disavantazhin më të vogël në periodën e parë, ku malazezët fituan 26-16.


Prej aty diferenca shtoi gjithmonë në rritje progresive, me pikët maksimale të kuqezinjve të realizuara në setin e tretë, 18 të të tilla, por edhe ato ishin të pamjaftueshme për ta rikthyer skuadrën në lojë. Diferenca finale prej 38 pikësh ishte tregues i qartë i forcës së kundërshtarëve, ndërsa Shqipëria u detyrua të kryente edhe 23 “tournovers” gjatë sfidës.


Pikashënuesi më i mirë i sfidës ishte kapiteni Gerti Shima me 24 pikë, ndërsa një mungesë e rëndësishme ishte ajo e amerikanit të natyralizuar, Rashaun Broadus. Me suksesin e arritur Mali i Zi siguroi kualifikimin dhe tashmë pret përballjen e fundit me Gjeorgjinë, për të përcaktuar fituesin e Grupit F. Në anën tjetër, më 17 Shtator Shqipëria do të luajë në shtëpi ndaj Sllovakisë, për të synuar fitoren e parë në rikthimin në arenën ndërkombëtare pas mungesës disavjeçare.


15 shtator 2016 (gazeta-Shqip.com)