Europa LeagueNdeshjet e djeshme të Europa League kanë parë të zbresin në fushë disa futbollistë të kombëtares shqiptare. Mes tyre, suksesin më të thellë e realizoi mbrojtësi Elseid Hysaj me Napolin. Ekipi italian ka mundur me rezultatin e thellë 5-0 Klub Bryzh, ndërsa mbrojtësi shqiptar ka qenë i pagabueshëm, i aktivizuar këtë herë në krahun e djathtë. Falë paraqitjes në pozicionin e preferuar në fushë, ai ka marrë vlerësime shumë pozitive nga mediat italiane. Një sukses ka arritur edhe Bazeli në fushën e Fiorentinës, duke fituar 2-1. Por në fushën e lojës mes lojtarëve shqiptarë ka qenë vetëm Xhaka, pasi Gashi ka ndjekur ndeshjen nga stoli. Si spektator mbrëmë ka qenë edhe Etrit Berisha, i lënë për çudinë e të gjithëve në pankinë nga trajneri i Lacios, Stefano Pioli, edhe pse parashikohej që ai të ishte “portieri i Kupave”. Lacio ka barazuar 1-1 ndaj Dnjipros, ndërsa tani krisja mes portierit shqiptar dhe klubit është bërë më e dukshme. I mundur, por me kokën lart, ka dalë nga fusha Ansi Agolli, në disfatën 3-1 të Karabak ndaj Totenhem. Futbollisti shqiptar ishte rrezik i vazhdueshëm me pasimet e tij për prapavijën angleze, ndërsa në fillimin e ndeshjes fitoi penalltinë e avantazhit të përkohshëm të ekipit azerbajxhanas.


 


Europa League


Grupi A


Fenerbahçe-Molde     1-3


42′ Nani / 36′ (p) Hoiland, 53′ Eljonusi, 65′ Lines


Ajaks-Sëlltik   2-2


24′ Fisher, 84′ Shone / 8′ Biton, 42′ Lustig


Grupi B


Bordo-Liverpul  1-1


81′ Jusie / 65′ Lallana


Sion-Rubin Kazan     2-1


11′, 82′ Konate / 65′ Kanunikov


Grupi C


Kabala-PAOK     0-0


Dortmund-Krasnodar 2-1


45’+1′ Ginter, 90’+2′ Park / 12′ Mamaev


Grupi D


Midtjilland-Legia    1-0


60′ (ag) Kuçarczik


Napoli-Klub Bryzh    5-0


5′, 77′ Kajehon, 19′, 25′ Mertens, 53′ Hamshik


Grupi E


Rapid Vjenë-Vijareal 2-1


50′ Shuab, 53′ (p) Hofman / 45′ Leo Baptistao


Viktoria Plzen-D. Minsk    2-0


36′ Horava, 75′ Petrzhela


Grupi F


Slovan Liberec-Braga 0-1


60′ R. Silva


Groningen-O. Marsejë 0-3


25′ N’Kudu, 39′ Okampos, 61′ Alesandrini


Grupi G


Dnjipro-Lacio   1-1


90’+4′ Selesnov / 34′ Milinkoviç-Saviç


St. Etien-Rosenborg  2-2


4′ Beriç, 87′ (p) Ru / 16′ Mikelsen, 79′ Svenson


Grupi H


Sporting-Lokomotiv M. 1-3


50′ Montero / 12′, 56′ Samedov, 65′ Niase


Skënderbeu-Beshiktash 0-1


28′ Sosa


Grupi I


Fiorentina-Bazel     1-2


3′ Kaliniç / 71′ Bjarnason, 79′ El Neni


Leç Poznan-Belenenses 0-0


Grupi J


Anderleht-Monako     1-1


11′ Zhile / 85′ Traore


Totenhem-Karabak     3-1


28′, 30′ Son, 86′ Lamela / 7′ (p) Almeida


Grupi K


APOEL-Shalke    0-3


28′ Matip, 35′, 71′ Huntelar


Asteras T.-Sparta Pragë    1-1


2′ Maza / 56′ Lafata


Grupi L


Partizan Beograd-AZ  3-2


11′, 39′ Oumaru, 89′ Zhivkoviç / 34′ Van Der Linden, 90′ Henriksen


Bilbao-Augsburg 3-1


55′, 66′ Aduriz, 90′ Susaeta / 15′ Altintop