Daniel-GodelliDaniel Godelli ka fituar medaljen e artë në stilin e shtytjes në peshën 69 kilogramë në Europianin e peshëngritjes që po zhvillohet në Tiranë.


Gjithashtu peshëngritësi ynë mori medaljen e bronztë në shkëputje dhe një tjetër medalje të bronztë në dygarësh.


Këto janë tre medaljet e para të marra nga sportistët tanë në këtë kampionat europian.


Në këtë bateri mori pjesë edhe peshëngritësi tjetër shqiptar, Briken Çalja, i cili nuk kaloi asnjë nga tre provat në shkëputje, ndërsa në shtytje zuri vendin e katërt.

10 prill 2013 (gazeta-Shqip.com)