Tashmë është plotësuar kuadri i çerekfinaleve të Botërorit. Gjatë rrugës kemi humbur ca emra të njohur, por ato që kanë mbetur janë me të drejtë në elitën e futbollit botëror.
. Janë akoma kampionët e botës në fuqi të Argjentinës që kërkon titullin e katërt dhe nënkampionët e kampionët e 2018, Franca që kërkon titullin e tretë. Po kështu janë edhe dy ekipe të tjera që e kanë ngritur në të kaluarën kupën e botës, Spanja (2010) dhe Anglia (1966). Katër nga 8 ekipe çerekfinaliste kanë fituar të paktën një herë botërorin. Por kemi edhe Marokun, i katërti 4 vjet më parë, Belgjikën, skuadra premtuese e përjetshme e futbollit botëror, Norvegjinë që ka zhvilluar kualifikueset më të mira në mënyrë absolute, Zvicrën që prej vitesh është aty, pranë ekipeve të mëdha botërore. Sigurisht mungojnë skuadrat multikampione të botës, por 1)Italia (4 tituj) nuk u kualifikua; 2) Gjermania (4 tituj) pasi fitoi në 2014 nuk ka arritur kurrë në 1/8 e finaleve; 3) Brazili (5 tituj) pas triumfit në 2002 ka arritur të sigurojë vetëm një vend të katërt në Botërorin e shtëpisë së tij dhe më pas nuk ka mundur të arrijë asnjëherë as në çerekfinale; 4) Uruguaj (2 tituj) është në një periudhë ku mungon kompetitiviteti. Sigurisht kjo fazë finale e turneut ka përgënjeshtruar disa parashikimt dhe disa verdikte të ditëve të para
‘Do të jetë Botërori i surprizave’
Kuadri i çerekfinaleve thotë që surprizat janë pak dhe shumë relative. Mund të konsiderohet e tillë Zvicra, por për pjesën tjetër bëhet fjalë për Kombëtare të strukturuara dhe të mësuara që të luftojnë për objektiva të rëndësishëm. Ka pasur surpriza thuajse të realizuara gjatë rrugëtimit nga të cilat mund ta pësonin Anglia dhe Argjentina, por në fund kanë arritur në mos 8 më të mirat e botës, 8 nga skuadrat më të mira.
‘Këtë radhë skuadrat afrikane do të avancojnë’
Prej disa edicionesh, futbolli afrikan ka prezantuar në Botërorë futbollistë të mëdhenj, sidomos të rinj, por vendi i katërt i Marokut në 2022 është rezultati më i mirë në histori. Më pas zbresim më poshtë në çerekfinalen e Ganës në Afrikën e Jugut në 2010 dhe Kamerunit në Itali 1990. Edhe këti vit kemi parë shumë gjëra të bukura në nivel individuar, por është e mundur që këto kombëtare kanë një elitë futbollistësh për kampionatet e mëdha evropiane, por jo alternativa të mjaftueshme. Shpesh skuadrat afrikane janë dorëzuar në çastet e fundit të ndeshjeve dhe shkaku mund të jetë fakti që lojtarët zëvendësues nuk janë në lartësinë e titullarëve.
‘Kampionët nuk bëjnë skuadër’
Favoritet për këtë Botëror kanë në radhët e tyre futbollistë dominues. Franca ka Mbappe(në realitet jo vetëm ai), Anglia ka Kane(pa harruar Bellingham), Spanja ka Yamal, Argjentina ka Messin dhe Norvegjia ka Haaland. Këta lojtarë sigurisht që nuk i fitojnë vetëm ndeshjes, por të kesh një prej tyre në skuadër do të thotë të nisësh gjithnjë ndeshjen 1-0.
‘Evropa është në krizë’
Do të ishte bukur nëse të gjitha krizat të ishin kështu, me 6 ekipe mes 8 më të mirave të botës. Pastaj, nëse me krizë nënkupton eliminimin gjatë rrugës të Gjermanisë dhe Holandës, bëjmë sikur të jetë kështu. Fakt është se nga vendet e 5 kampionateve më të rëndësishme në Evropë, në garë janë 3; Franca, Spanja dhe Anglia. Rrofshin kriza të tilla. Një e detaj i vogël; mund të kemi dy gjysmëfinale krejtësisht evropiane.
‘Aziatikët janë kaq të organizuar sa do të bëjnë përpara’
Përsa i përket organizimit të lojës, nuk ka asnjë dyshim që si Japonia ashtu edhe Koreja e Jugut kanë dhënë idenë e një studimi serioz të ndeshjeve të tyre. Por nuk shkuan shumë para edhe pse kanë lojtarë që luajnë në klube të rëndësishme evropiane. Të tjerat nuk lanë shumë shenjë, përveç trishtimit për odisenë e Iranit
‘Të paktën një prej vendeve organizatore do të shkojë në gjysmëfinale’
Tentuan, me rrëmujën për Balogun që për fat nuk pati efekt. Kanadaja shkoi më larg nga ç’pritej duke arritur në 1/8 e finaleve. Meksika për pak sa nuk bëri surprizën ndaj Anglisë. SHBA mund të bënte më shumë duke parë kualitetet e lojtarëve që ka. Gjithsesi të gjithë janë në shtëpi dhe për të sjellë në kujtesë një kujtim të trishtë; Koreja e Jugut në botërorin e shtëpisë, bëri shumë më mirë duke arritur gjysmëfinalen.
Top Channel
