Për herë të parë pas 11 vitesh nga ngjarja e shëmtuar e 11 tetorit 2014, Shqipëria do të rikthehet të luajë në Leskovc, një nga ndeshjet më të rëndësishme të këtyre eliminatoreve të Botërorit 2026.
I dyshuari kryesor për ngritjen e dronit ishte vetëm një nga policia, xhandarmëria dhe forcat speciale serbe, vëllai i kryeministrit shqiptarë, Olsi Rama. Për herë të parë ai rrëfen terrorin, presionin dhe nëse e shpëtoi pasaporta amerikane, apo lidhja e tij familjare, apo kjo e fundit mund të ishte arsyeja.
Ish-ambasadori ynë atje, Ilir Boçka, diplomati që ishte në krye të ambasadës Shqiptare për 10 vite në Beograd, 2014-2024, për herë të parë flet për atë çfarë diplomacia dhe politika bëri atë natë në kryeqytetin e Serbisë.
E vërteta përse ndeshja u spostua 300 km larg Beogradit në Leskovc. Kamera e Top Channel udhëtoi në qytetin e vogël të Serbisë ku më 11 tetor 2025 Shqipëria do të zbresë sërish përballë tyre, sërish në një tjetër tetor. Pamjet ekskluzive të stadiumit “Duboçiça” ku Serbia në 4 ndeshje atje nuk ka asnjë humbje.
Një stadium i ri, i ndërtuar në vitin 2023 në një qytet të vogël, të varfër dhe rrënuar ekonomikisht. Po shqiptarët e Luginës së Preshevës, si e presin dhe e përjetojnë këtë aktivitet kaq të rëndësishëm, që i ka mbuluar që sot me ngjyrat kuqezi.
Të gjitha këto do të keni mundësi t’i ndiqni ekskluzivisht, me pamje të patransmetuara më parë, rreth makthit të Beogradit të 2014-s dhe asaj që e pret Shqipërinë atje rreth më pak se 2 javë më pas, më 11 tetor.
Sot, në Exclusive Top Channel, ora 20:15./ Top Channel