Gjatë muajve të kaluara e ardhmja e Max Verstappen ishte një nga temat më të nxehta në botën e Formula 1. Katër herë kampionit i botës u bë temë e spekulimeve për disa muaj, kohë gjatë së cilës Mercedes shfaqi publikisht interesimin për ta pasur në skuadër. Megjithatë, të gjitha këto zëra morën fund para Çmimit të Madh të Hungarisë, ku vetë Max Verstappen konfirmoi se do të vazhdojë me Red Bullin edhe në vitin 2026.
“Për mua ka qenë gjithmonë e qartë që do të qëndroja gjithsesi”, deklaronte piloti holandez.
Edhe pse kontrata e tij me Red Bullin është deri në vitin 2028, thuhet se përmban disa klauzola të lidhura me performancën, të cilat mund t’i aktivizojë për t’u larguar më herët nga ekipi. Gazetari i njohur Erik van Haren, një nga njerëzit më të afërt me kampionin e botës, beson se Max Verstappen mund të ndryshojë skuadër nëse Red Bulli nuk arrin të luftojë për vendet e para.
“Nëse në vitin 2026 makina nuk është mjaftueshëm e mirë, nëse nuk është konkurruese, atëherë pas dy ose tre garash do të fillojmë sërish me të njëjtat pyetje për të ardhmen e Max Verstappen”, tha ai në podcastin “The F1 Nation”. Ende nuk është asgjë përfundimtare dhe Max Verstappen ka kohë për të vendosur, por nëse Red Bulli nuk është konkurrues në 2026, mendoj se ka shumë gjasa që të largohet nga ekipi dhe të garojë diku tjetër në 2027-ën”, shtoi Erik van Haren.
