Pas dështimit në arritjen e objektivave të vendosura për sezonin, Milani ka nisur shkarkimin e të gjithë atyre që i konsideron përgjegjës.
Klubi kuqezi ka njoftuar se trajneri Massimiliano Allegri është shkarkuar me efekt të menjëhershëm pas rezultateve të fundit të skuadrës. Lajmet që qarkullojnë në Itali flasin gjithashtu për një “revolucion” në strukturën drejtuese të klubit kuqezi, ku përveç trajnerit, raportohet se janë larguar edhe figura të rëndësishme të menaxhmentit. Teksa më herët u raportua largimi i Igli Tares si drejtor sportiv pasvëetëm një sezoni, tashmë flitet se edhe shefi i skautingut Geoffrey Moncada është shkarkuar.
Megjithatë, deri tani nuk ka një konfirmim zyrtar nga klubi për këto zhvillime, ndërsa pritet që orët në vijim të sqarojnë situatën e vërtetë në kampin e Milanit.
