Medalja e argjendtë e fituar nga sportisti ukrainas i biatlonit me shikim të kufizuar në Lojërat Paralimpike Dimërore, Maksym Murashkovskyi mund të hyjë në histori si medalja e parë e fituar falë inteligjencës artificiale. Sportisti 25 vjeçar, suksesin sportiv, ia atribuoi pjesërisht mbështetjes së marrë nga trajneri i tij virtual. 

‘Në 6 muajt e fundit jam stërvitur me ChatGPT-deklaroi Murashkovskyi pasi u ngjit në podium në përfundim të garës. Software jo vetëm që e mbështeti në çështjet teknike por edhe kishte përpiluar thuajse gjysmën e planit të stërvitjes dhe e ka motivuar kur kishte nevojë

‘Përfaqësoi një pjesë të mirë të përgatitjes sime-shpjegoi Murashkovskyi-e përdora si psikolog, trajner dhe ndonjëherë edhe mjek, por gjithsesi nuk besoj të paktën për momentin se trajnerët njerëz do të zëvendësohen’

Avancimi i Inteligjencës Artificiale duket i pandalshëm. Në shkolla, në vendet e punës por edhe për çështje shëndeti e ndjenjash, shpesh njerëzit iu drejtohen ChatGPT, Gemini dhe Claude. Drejtori Teknik i skuadrës italiane të biatlonit, Klaus Höllrigl, buzëqesh dhe nuk shfaqet aspak i shqetësuar. ‘Tema e Inteligjencës Artificiale më sport është e pranishme prej kohësh-tha ai-jam i bindur se profesioni i trajnerit është ndër të paktët që nuk duhet të trembet nga konkurrenca. Një trajner i mirë, dallohet ndër të tjerat për empatinë dhe për aftësinë për të gjetur ekuilibrin e duhur mes ngarkesës së stërvitjes dhe motivimit dhe mbështetjes. Janë të rëndësishme dhe bisedat ballë për ballë me sportistin kur gjërat nuk shkojnë siç duhet’. Me fjalë të tjera ‘trajner ChatGPT’ ka ende për të mësuar.

Top Channel