
Largimi i Leo Messit nuk ishte një humbje vetëm për klubin e Barcelonës, por edhe për vetë La Ligan, e cila shihte një tjetër yll drejt largimit, pas Cristiano Ronaldos.
Duket se këtë fakt nuk e kaluar mirë kreu i kampionatit spanjoll, Javier Tebes, i cili ka deklaruar se tashmë argjentinasi nuk ndiqet nga askush. Ai po ashtu ka sulmuar dhe ligën franceze, duke e quajtur pa rëndësi.
“Mendoj se Messi nuk mungon vetëm në La Liga, por edhe në futbollin botëror. Çfarë është kampionati francez, apo jo? Më duket se mënyra se si ai luan për PSG-në nuk ka rëndësi. Ai është më pak i ndjekur atje sesa kur luante për Barcelonën. Nuk njoh njerëz që shohin ndeshjen e PSG-së kundër Nantes. Unë nuk i njoh ato. Te Barça ai tërhoqi shumë më tepër vëmendje.
Pra futbollit i mungon Lionel Messi. Shpresojmë që ai të bëjë një punë të shkëlqyeshme në Kupën e Botës, sepse do të kemi mundësinë ta shohim atë të luajë përsëri.”- tha Tebes.
Sulmuesi 35-vjeçar ka shënuar 12 gola dhe ka dhënë 13 asistime në 17 paraqitje për PSG-në në të gjitha garat këtë sezon.