Kampionati Botëror 2026 po shndërrohet në një makth financiar për mijëra tifozë anglezë.
Pasiguria në fazën e grupeve, e shkaktuar nga paraqitjet e luhatura të skuadrës së Harry Kane, i ka detyruar mbështetësit të ndryshojnë planet në minutën e fundit, duke shpenzuar shuma të çmendura për fluturime e akomodim.
Shpenzime që tejkalojnë buxhetin Tifozët që kanë ndjekur “Tre Luanët” kanë përshkuar tashmë 6,600 milje, ndërsa rruga drejt finales mund ta çojë totalin në 15,000 milje, më shumë se gjysma e perimetrit të Tokës. Me birrën që kushton 20 dollarë dhe hotelet 300 dollarë nata, shumë prej tyre kanë shpenzuar deri në 10,000 stërlina, ndërsa kërkimet për fluturime drejt Meksikës janë rritur me 5,000%.
“Është zhgënjyese,” shprehet Thomas Concannon nga Shoqata e Mbështetësve të Futbollit. “Shumë tifozë rezervuan për Atlantën dhe tani e gjejnë veten përpara ndryshimeve të papritura.”
Për tifozët si Luke Carey, kjo është bërë një “garë mbijetese” financiare: “Po shpenzoj 8,000 stërlina për këtë udhëtim. Kam një tabelë Excel për të mbajtur llogaritë nën kontroll, por po shkon drejt kufirit të mundësive.”

