Komiteti Olimpik Italian në muajin tetor do të marrë një vendim në lidhje me pozicionin e Giovanni Malagò si president i Federatës së Futbollit. Por teksa pritet ky vendim kanë filluar të qarkullojnë zërat në lidhje me opinionin teknik në lidhje me këtë çështje.
‘Regjistrimi është një kriter i domosdoshëm për kandidaturën’-kjo është në mënyrë të përmbledhur një prej këshillave që iu bënë CONI nga disa juristë të ngarkuar nga ky organizëm që të studiojnë rastin e mungesës së regjistrimit të Malagò në FIGC, një moment që mund të vendosë qeverinë e futbollit italian nën administrim.
Lajmi bëhet i ditur nga LaPresse që iu referua disa burimeve futbollistike të besueshme. Juristët e ngarkuar për këtë çështje janë Franco Scoca, Massimo Coccia, Luigi Medugno dhe Alberto Angeletti. Gjithnjë sipas kësaj mediaje, Bordi i Jashtëzakonshëm i CONI që ka detyrën të marrë vendimin, është programuar të mblidhet në 6-9 tetor.
Kjo do të thotë se Malagò, nuk do të duhet të përballet me këtë çështje gjatë pauzës për ndeshjet e kombëtareve në Nations League. Por pas përfundimit të tyre ai rrezikon të humbasë vendin e tij. Nëse kjo do të ndodhë, do të zgjidhet një administrator i ri, siç ndodhi në 2018 kur u caktua Roberto Fabbriccini në këtë rol, përpara zgjedhjes së Gabriele Gravina si president. Dhe do të ishte pikërisht administratori i ri që për një periudhë kohe do të drejtonte Federatën, të paktën deri në zgjedhjet e reja që institucionit.
Top Channel
