Një ngjarje tragjike është regjistruar në Gana, ku një avokate 26-vjeçare ka humbur jetën papritur gjatë festimeve të fitores së kombëtares së saj në futboll.
Viktima, Sarah Araba Tettey, po ndiqte ndeshjen së bashku me miqtë e saj, kur në momentin e festimit të golit dhe fitores është rrëzuar papritur në tokë pa ndjenja.
Sipas mjekëve, e reja ka pësuar një arrest kardiak të menjëhershëm. Ajo është transportuar me urgjencë në spital, ku ekipet mjekësore janë përpjekur ta rikthenin në jetë për rreth 45 minuta, por pa sukses.
Sarah Araba Tettey ishte një juriste e re dhe premtuese, e cila sapo kishte nisur karrierën e saj profesionale. Vdekja e saj e papritur ka shkaktuar tronditje dhe reagime të shumta në opinionin publik.
