Kombëtarja shqiptare e futbollit është ndëshkuar rëndë pas thirrjeve raciste të tifozëve në ndeshjen kundër Serbisë.
Si pjesë e sanksioneve të vendosura nga UEFA, 20% e kapacitetit të stadiumit është lënë bosh për sfidën e së martës.
Situata bëhet edhe më e tensionuar, pasi grupimi i njohur “Tifozat Kuq e Zi” ka vendosur të bojkotojë ndeshjen, duke protestuar kundër Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF).
Shkak për këtë përplasje është vendimi për të bashkëorganizuar Kampionatin Evropian U-21 në vitin 2027 me Serbinë një hap që ka ngjallur zemërim te shumë tifozë shqiptarë.