Ndeshja mes Zvicrës dhe Serbisë nukm und të jetë kurrë thjesht futboll dhe kjo është vërtetuar tashmë në disa raste.

Teksa një tifoze shqiptare, gjatë mbrëmjes së djeshme u nxorr jashtë stadiumit vetëm sepse bëri simbolin e shqiponjës me duar, një tifoz serb është fiksuar me një bluzë, ku shihet harta e Kosovës, ndërkohë që tifozëve shqiptarë nuk iu është lejuar nga FIFA të futen brenda stadiumit me simbole kombëtare.

“FIFA është duke i mbyllur sytë ndaj këtyre provokimeve”,- është shprehur gazetari kosovar Venhar Isufi, i cili ka shpërndarë fotografinë demaskese.

“Edhe një provokim i hapur ndaj Kosovës, në ndeshjen Zvicër-Serbi. Tifozi serb mbi maicen e tij shihet vetëm gjysma e hartës së Kosovës. FIFA është duke i mbyllur sytë ndaj këtyre provokimeve,”- ka shkruar ai në rrjetet sociale.