Finalja e Ligës së Kampionëve mes Liverpool dhe Real Madrid ishte një kaos i madh para nisjes së ndeshjes për shkak të problemeve që u shkaktuan me tifozët anglezë.
Ndeshja u shty me 36 minuta, ndërsa rreth 600 tifozë të Liverpool mbetën jashtë stadiumit edhe pse kishin bileta, pasi vendet e tyre ishin zënë. Të acaruar ata u përplasën me policinë franceze, e cila për t’i shpërndarë përdori dhe gazin lotsjellës.
Një video është bërë virale ku tregohet një 9-vjeçar i cili, i trembur qan jashtë stadiumit ku priste të shikonte ndeshjen e skuadrës së tij të zemrës së bashku me të atin. Carl Clemente publikoi videon e të birit teksa fshinte gazin nga sytë dhe qante i tmerrua nga skenat që u shfaqën në rrugët e kryeqytetit francez.
That’s it for me! Game over, not arsed about me! but my 9-year-old suffered the effects of tear gas after the match, a football match! The police were throwing them for fun! I got hit directly! So toxic, defo not a place for kids! Football is finished #LFC pic.twitter.com/Bg2D9SuOrz
— Carl Clemente (@clemente_carl) May 28, 2022
“Ishte hera e parë që e çova djalin tim 9-vjeçar në një finale, ai donte të shkonte në Kiev dhe Madrid, por mendova se ishte shumë i ri, kështu që mendova se këtë herë do të ishte në rregull pasi ishte në moshën e duhur. Por u gabova”- tregoi Carl.