Ka përfunduar me fitoren e Manchester Cityt finalja e madhe e Champions League në stadiumin “Ataturk” të Stambollit, kundrejt Interit. Rezultati ka qene ai minimal 1 me 0. 

Në minutën e 35-të Guardiola humbi edhe lojtarin kryesorë të tij, Kevin de Bruyne, i zëvendësuar nga Phil Foden. Një zëvendësim i kushtëzuar për shkak të një dëtmimi të belgut.

City ka kaluar në avantazh ndaj Interit në minutën e 68′ me autor Rodrin.

Spanjolli dërgoi topin në rrjetë duke shkarkuar të djathtën brenda zonës i ndihmuar dhe nga asisti i Bernardo Silvës. 

Interi ka reaguar shpejt pas golit të Rodrit.

Di Marco u ndal vetëm nga traversa në minutën e 70′ pas gjuajtes me kokë.