Ronaldo


EderPortugalia ka kaluar në avantazh ndaj Francës me Eder, i cili ka shënuar në minutën e 109-të të finales së Europianit, pasi koha e rregullt kishte përfunduar në barazim pa gola 0-0. Ka qenë një gol i buku ai i sulmuesi, i cili godet nga jashtë zonës me të djathtë, duke mposhtur Loris.


Finalja e “Euro 2016” Portugali-Francë, pasi koha e rregullt është mbyllur në barazim pa gola 0-0. Pas daljes nga fusha i dëmtuar të Ronaldos, lusitanët janë mbrojtur, ndërsa Franca ka rrezikuar tre herë për të shënuar me Zhirud, Sisoko dhe në fund me Zhinja, i cili ka goditur dhe shtyllën.


Finalja e Europianit mes Potugalisë dhe Francës ka humbur një kampion të madh gjatë ndeshjes. Kristiano Ronaldo është dëmtuar në gju gjatë një përplasjeje me Payet dhe pas 2-3 tentativave për të vazhduar lojën, është dorëzuar në minutën e 24-t.


Më herët mjekët i kishin fashuar edhe gjurin e majtë, por Ronaldo e ka pasur të pamundur të vazhdojë të luajë dhe trajneri Santos ka futur në vend të tij Rikardo Kuarezmën. Sulmuesi portugez ka lënë fushën i shtrirë në barelë dhe i duartrokitur në këmbë nga i gjithë stadiumi.


Për sa i takon ndeshjes, pjesa e parë ka përfunduar në barazim 0-0, me “gjelat”, të cilët kanë rrezikuar më shumë në portën e Rui Patricios, por ky i fundit ka qebe vendimtar në dy ndërhyrje ndaj goditjeve të Griezman me kokë dhe Sisokos që godet në zonë.


10 korrik 2016 (gazeta-Shqip.com)