Presidenti Bajram Begaj ka përgëzuar peshëngritësin Briken Calja për fitimin e medaljes së artë në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”.

Calja shkëlqeu në kategorinë deri në 75 kilogramë, duke thyer edhe katër rekorde mesdhetare.

Kreu i Shtetit e cilësoi rezultatin një arritje që bën krenare të gjithë Shqipërinë.

“Urime peshëngritësit tonë, Briken Calja, për medaljen e artë në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026! Një rekord i ri që na bën krenarë. Urime, Briken! Shqipëria krenohet me ty!”, shkroi Presidenti Begaj.