Bekim Balaj fitoi Këpucën e Artë falë 19 golave që ka shënuar me Vllazninë në kamipionatin shqiptar. Por duket se golin më të bukur ai e ka shënuar në jetën private.
Balaj bëri me dije gjatë ceremonisë së “Topit të Artë” për futbollin shqiptar se do të bëhet baba. Ai tregoi gjatë ceremonisë edhe gjininë e fëmijës, duke u shprehur se pret një djalë. Një ndryshim drastik në jetën e futbollistit shkodran i cili ka zgjedhur ta mbajë çdo gjë shumë private rreth jetës së tij familjare ku duket se edhe bashkëshortja e tij nuk vjen nga profesionet publike dhe thuajse askush nuk e dinte deri në momentin kur ai vetë e zbuloi jo vetëm ndryshimin e statusit civil, por edhe atë shoqëror.
Dy lajme të bukura nga sulmuesi shkodran, i cili do të mbahet mend gjatë për golat e tij me Vllazninë këto vitet e fundit por edhe me kombëtaren. Balaj është një nga lojtarët më vendimtarë të kampionatit shqiptar./ Top Channel



