Shqipëria arriti një fitore historike në Tbilisi, duke mundur Gjeorgjinë për herë të parë jashtë fushe, duke rihapur kështu fatet e Grupit B1 në Ligën e Kombeve.
Goli i vendosur nga Kristjan Asllani ishte kyç për këtë triumf, duke i dhënë Kombëtares kuqezi tri pikë të çmuara.
Asllani u shpall lojtari më i mirë i ndeshjes, me një vlerësim prej 8.4 sipas “Sofascore”.
Mbrojtja gjithashtu tregoi një performancë solide, me Ramadani, Laçi, Bajrami dhe Asani që gjithsesi nuk arritën dot notën 7. Ky rezultat është një hap i rëndësishëm për ekipin shqiptar në përpjekjet e tyre për të avancuar në turne.