Akuzat
Klubi i Flamurtarit ka reaguar ndaj deklaratës së presidentit të Bylisit, Agron Kapllanaj, për manipulime në ndeshjen e fituar me Laçin. “Duke marrë shkas nga deklaratat për tolerim në ndeshjen Laçi-Flamurtari, dëshirojmë vetëm të sqarojmë të gjithë opinionin sportiv se Flamurtari Football Club nuk është dhe nuk do të bëhet asnjëherë pjesë e tyre. Dëshirojmë t’ju kujtojmë zotërinjve në fjalë se Flamurtari ishte i vetmi ekip që ka denoncuar fuqishëm këtë gangrenë të futbollit, kur të tjerët vijojnë të heshtin. Flamurtari nuk bëhet pjesë e estradave të tilla që në Shqipëri tashmë e kanë një emër. Për Flamurtarin, i vetmi rival i drejtpërdrejtë është Tërbuni, që kundër nesh ka marrë katër pikë, kurse kundër rivalëve tanë direkt ka marrë vetëm zero pikë. Është më se e drejtë që gjithsecili të shikojë ekipin dhe ndeshjet e veta dhe jo të gjejë alibi për dështimet te të tjerët. Flamurtari nuk ka nevojë për pritje me tufa me lule në asnjë fushë”, ishte reagimi i klubit vlonjat ndaj këtyre akuzave.