Kishim parë njerëzit më të lartë të shoqërisë shqiptare, të paktën për nga postet publike që kanë patur dhe ende kanë, në dyert e Spak-ut, për here të pare ditën e sotme është shfaqur një ish-futbollist, kapiten, trajner i Skëndërbeut, ekipit kombëtarë të moshave dhe që sot aktualisht qëndron pushim të paktën nga futbollit, Bledi Shkëmbi.

Çudia e “vizitës” së një futbollisti në dyert e prokurorisë speciale është për faktin se ndryshe nga funksionarët e shtetit apo ish, që kanë qenë atje, futbollistët janë njerëzit më të dashur të popullit tonë, për nga emocionet dhe gëzimet që na japin apo na kanë dhënë.

Pas rreth një ore, me të dalë nga zyrat e SPAK, i kontaktuar nga Top Channel, Shkëmbi deklaron: “Duke qenë se jam administrator i një kompanie dhënie makinash me qera luksoze, njëra prej tyre, një Audi RSQ8, është e bllokuar për disa procedura dhe hetime të personit që ja kanë sekuestruar, ndërkohë që makina është marrë me qira pranë kompanisë ku që unë drejtoj”, deklaron Shkëmbi, i cili më tej shton: “Solla dokumentacionin e kërkuar për të vërtetuar pronësinë dhe proçedurat që janë bërë për dhënien e makinës me qira, që ta zhbllokojmë dhe të vazhdojmë aktivitetin tone të pa përzier me problemet e drejtësisë”, mbyll ish-kapiteni legjendar i Skëndërbeut të madh që bëri krenarë shqiptarët në arenën europiane për shumë vit./TCH