Kombëtarja e Shqipërisë do luajë sot përballë Andorrës ndeshjen e parafundit për kualifikueset e Grupit K në Botërorin 2026.

Në orën 20:45, e gjithë vëmendja është te kuqezinjtë, të cilët sot mund të sigurojnë matematikisht playoff-in e Botërorit.

Sylvinho ka vendosur për titullarët, duke përsëritur formacionin që fitoi ndaj Serbisë.

Formacionet Zyrtare:

Shqipëria: Strakosha, Hysaj, Gjimshiti (C), Ajeti, Mitaj, Asllani, Laçi, Shehu, Broja, Hoxha, Manaj.