Me pesë ndryshime nga fitorja kundër Andorrës, kështu do vendoset Kombëtarja kuqezi në fushë në duelin me Anglinë që do të luhet në stadiumin “Air Albania”, sot në orën 18:00.

Formacioni i mundshëm:

Shqipëria (4-3-3): Strakosha; Hysaj, Gjimshiti, Ismajli, Aliji; Laçi, Asllani, Berisha; Broja, Daku, Uzuni

Ka vend për Ismajlin, Alijin, Berishën, Dakun dhe Uzunin. Ndërkohë që Mitaj dhe Shehu janë lënë në tribunë pasi janë të ndëshkuar me një karton të verdhë. Edhe Ajeti, Manaj e Bajrami rrezikojnë të ndëshkohen me një tjetër karton të verdhë dhe të mos jenë të gatshëm për në Play-off, andaj Sylvinho s’ka ndërmend të rrezikojë.

Anglia e ka siguruar vendin e parë prej muajit tetor, ndërsa synon t’i mbyllë kualifikueset pa pësuar gol. Ndërkohë kuqezinjtë do të luajnë në “play off” si vend i dytë.