Epokës së artë të Helmut Marko i erdhi fundi. Drejtuesi historik austriak i thotë lamtumirë Red Bull pas më shumë se 20 vitesh, pikërisht pak ditë pas mbylljes së kampionatit të Formula 1, ku Max Verstappen iu afrua shumë titullit të tij të 5 radhazi.

Ishte ky një vendim që u bë realitet pas një takimi mes tij dhe Shefit Ekzekutiv Oliver Mintzlaff duke bërë që Marko të afrojë me një vit largimin e tij, ndërkohë që kontrata i skadonte në 2026. Mësohet se pas kësaj lamtumire qëndrojnë një sërë vendimesh të njëanshme të marra nga vetë Marko në vitet e fundit dhe që kanë cuar në prishjen e raporteve me skuderinë nga Milton keynes. Dhe një nga këto vendime është edhe shkarkimi nga detyra i Christian Horner, një zgjedhje e bërë në autonomi të plotë nga drejtuesi austriak duke i shkaktuar dëme të mëdha financiare skuadrës

Një tjetër vendim që u mor pa miratimin e skuadrës ishte promovimi i Arvid Lindblad te skuadra e Racing Bulls duke lënë praktikisht pa makinë Yuki Tsunoda pas kalimit të Isack Hadjar te Red Bull. Po kështu gjatë muajve të verës, kur Marko vendosi të nënshkruajë edhe me Alex Dunne, pas largimit të tij me Mercedes. Një lëvizje që nuk u pëlqyr nga drejtuesit e skuderisë që i kërkuan Markos të zgjidhte menjëherë kontratën me të duke e detyruar skuadrën t’i paguajë qindra mijë dollarë pilotit irlandez për të bllokuar gjithçka.

Pavarësisht tërmetit që pritet të trondisë Red Bullin, e vetmja pikë e fortë dhe e sigurt është Max Verstappen që do të qëndrojë në Milton Keynes të paktën deri në përfundim të skuadrës deri në vitin 2028. Holandezi do të shfrytëzojë evoluimin e makinave të reja duke nisur nga viti i ardhshëm për të fituar titullin e tij të pestë  botëror në karrierën e tij për t’u bërë kështu pikë nisja e skuderisë.