vettelllllSebastian Vettel ishte i pakapshëm në “shkretërirë”, duke regjistruar në mënyrë spektakolare fitoren e dytë të sezonit, në garën e Bahreinit. I nisur i dyti, kampioni i trefishtë i botës u parakalua në nisje nga Alonso, por brenda pesë xhirosh arriti të kalonte spanjollin e Ferrarit dhe Rosbergun e nisur i pari.


Që prej këtij momenti, gjermani me Red Bullin e tij dominoi tërësisht garën, duke kryesuar deri në fund.


Një garë për t’u harruar kjo për Ferrarin, që pas një nisje të mirë, u godit nga probleme teknike që kufizuan Alonson në vendin e tetë dhe Massan jashtë zonës së pikëve.


Spanjolli, që vinte i motivuar në Bahrein pas suksesit të Kinës, pati një problem në sistemin përshpejtues “DRS” në xhirot e para, duke e patur të pamundur përdorimin e tij gjatë të gjithë garës.


E mrekullueshme dita e Renault, me Raikkonen që vazhdon të konfirmohet si një pretendent për titullin në vendin e dytë dhe shokun e skuadrës, Grosjean, në shkallën e ulët të podiumit. Surprizë Di Resta me Force India në vendin e katërt, ndërsa Hamilton, i pesti, parapriu një grup prej pesemakinash (Perez, Webber, Alonso, Rosberg e Button), që dueluan gjatë të gjithë garës për t’u renditur sa më lart.


Renditja e dhjetë pozicioneve të para që fitojnë pikë nga gara e Bahreinit


1    Sebastian Vettel    Red Bull

2    Kimi Räikkönen     Lotus           9s3″

3    Romain Grosjean   Lotus           19’1″

4    Paul di Resta         Force India   21’4″

5    Leëis Hamilton      Mercedes      31’0″

6    Sergio Pérez         McLaren        33’0″

7    Mark Webber        Red Bull       33’0″

8    Fernando Alonso   Ferrari          34’0″

9    Nico Rosberg        Mercedes      40’0″

10    Jenson Button     McLaren       49’0″


21 prill 2013 (gazeta-Shqip.com)