Sebastien Vettel shpallet për të tretin vit radhazi kampion bote në Formula 1. Në garën e fundit e zhvilluar sot në Brazil, gjermani përfundoi i gjashti, ndërsa rivali i tij Alonso u rendit i dyti.


Kjo pozitë i mjaftoi Vettel që të shpallet kampion bote. Garën e sotme e fitoi Jenson Button në McLaren, kurse podiumin e kompletoi piloti tjetër i Ferrarit, Felipe Massa.


Vettel e përfundoi kampionatin me 281 pikë, 3 më tepër se spanjolli Alonso.


25 nëntor 2012 (gazeta-Shqip.com)