Rey Manaj ka përjetuar një mbrëmje të mbushur me makthe brenda dhe jashtë fushës të enjten. Fillimisht, ekipi i tij, Sivasspor, u ndal në një barazim të papritur 1-1 kundër Adana Demirspor, një ekip që ndodhet në vendin e fundit, i dënuar nga Federata Turke me -39 pikë në renditje.
Pas ndeshjes, Manaj u kthye në Sivas me ekipin e tij dhe qëndroi për një kohë të shkurtër në ambientet e klubit. Më pas, gjatë kthimit në shtëpi, Rey Manaj ka pësuar një aksident me makinën e tij private. Mediat turke raportuan se, fatmirësisht, ai nuk ka pësuar dëmtime serioze dhe është në gjendje të mirë shëndetësore.

Nga pamjet e publikuara, duket se dëmet janë shkaktuar vetëm në mjetin e tij. Rey Manaj u transferua te Sivasspor vetëm disa ditë më parë me objektivin për të ndihmuar ekipin të rikthehet në elitën e futbollit turk, por situata aktuale e ekipit është kritike, pasi Sivasspor renditet në vendin e 14-të.

