Një postim në rrjetet sociale dhe një ‘like’ në Instagram përfshin Cristiano Ronaldon. Kampioni portugez në fakt reagoi ndaj një video të ‘Espejo Publico’, një program i televizionit spanjoll Antena 3 duke i bërë ‘like’.

Në këtë program moderatorja Pilar Rodriguez dhe komentatori Ruben Amon kritikojnë shumë ashpër Argjentinën dhe FIFA.

Në video, Rodriguez thekson se Argjentina duhej eliminuar që përpara 5 ndeshjesh, por me ndihmën e FIFA që është një prej institucioneve më të korruptuara në tokë arriti të vijojë rrugëtimin. E gjithë kjo ishte përpara finales mes Spanjës dhe Argjentinës dhe moderatorja theksoi: ‘Nuk kam frikë nga Argjentina, por nga Infantino. Nuk do të luajmë vetëm kundër Argjentinës, por kundër të gjithë FIFA që dëshiron t’ia japë Botërorin, Messit siç ndodhi 4 vjet më parë në Katar’.

Ndërsa Amon nga ana e tij e përshkruan FIFA një organizëm mafioz dhe të turpshëm  dhe te komentet të gjithë nënvizojnë ‘like’ e Cristiano Ronaldos.