Kombëtarja shqiptare e futbolli fitoi mbrëmjen e djeshme me rezultatin 3-0 kundër Çekisë, për kualifikueset e grupit E të Euro 2024, duke mbajtur sërish vendin e parë me 13 pikë.

Në stadium, mes shumë tifozëve dhe personaliteteve, ishte dhe një “njohje e vjetër” e Kombëtares, pikërisht ish-trajneri i kuqezinjve Edy Reja, i cili ka drejtuar ekipin tonë kombëtar deri në 31 dhjetor 2022.

78-vjeçari ka qenë në tribunën VIP si i ftuar special, teksa në 38 ndeshje ka qenë në krye të stolit kuqezi. Prej 17 prillit 2019 e deri në dhjetorin e 2022, Reja nuk ia doli të përmbushte objektivat e vendosur nga FSHF-ja duke regjistruar edhe një rekord tepër negativ, siç ishte një vit i plotë kalendarik pa asnjë fitore nga Kombëtarja shqiptare.