Futbollistja me origjinë shqiptare, Kosovare Asllani, ishte prezente dje në mbrëmjen gala të "Topit të Artë", teksa nuk ka nguruar të pozojë me simbolin e shqiponjës në tapën e kuq, në ceremoninë e organizuar në Paris.

Asllani, e cila përfaqëson Suedinë në futbollin e femrave, ishte e nominuar për të fituar "Topin e Artë" për femra. Ajo është shqiptarja e parë e cila ka arritur ta veshë fanellën e Realit të Madridit.

Ajo ka dhënë kontribut të madh në Kampionatin Botëror për femra, duke i mundësuar Suedisë vendin e tretë.

[gallery bgs_gallery_type="slider" ids="929876,929872,929865,929874,929870,929864,929863,929869,929871,929873"]