Spanja arriti të gjejë rrugën e rrjetës dy herë ndaj Belgjikës dhe të sigurojë biletën e artë për në gjysmëfinalet e turneut, por le të jemi të sinqertë: spektakli më i bukur pas golit nuk u dha nga lojtarët në fushën e blertë, por në shkallët e stadiumit! Ndërsa i gjithë stafi dhe tifozët po festonin kualifikimin dramatik, vëllai i vogël i Lamine Yamal vendosi ta kthejë festën në një shou absolutisht personal.
Vogëlushi ka “thyer” internetin me reagimet e tij të çmendura, duke i bërë të gjithë të qeshin me lot. Me një energji të papërmbajtshme si një tifoz i vërtetë ultras, ai kaloi në ekstazë totale. Siç mund të shihet qartë në foton ku ai nxjerr gjuhën jashtë me një shikim plot gëzim të shfrenuar, sikur sapo të kishte fituar vetë Kupën e Botës.

Dhe sikur kjo të mos mjaftonte, ai na dhuroi edhe një tjetër perlë për rrjetet sociale. Në imazhin ky djaloshi bën një mimikë super komike që tashmë është shpërndarë kudo si meme-ja e ditës. Dhe vlen të kujtojmë se Keyne është vetëm 4 vjeç, ose më saktë i mbush në shtator të këtij viti.
