Në selinë e FIFA-s në Zyrih të Zvicrës u hodh këtë të premte shorti për kualifikueset e zonës evropiane për Botërorin 2026.

Kombëtarja shqiptare e futbollit do jetë pjesë e Grupit K kualifikues në Kupën e Botës 2026, duke “peshkuar” Anglinë, Serbinë, Letoninë dhe Andorrën si kundërshtarë.

Ky short duket se nuk i ka pëlqyer aspak presidentit të Federatës Shqiptarë të Futbollit, Armand Duka, i cili është shfaqur i bezdisur nga shorti. Ndërkohë, Sylvinho është shfaqur i ftohtë dhe serioz, duke mos dhënë asnjë reagim.