Futbollisti i ekipit kombëtar të Ekuadorit, Mario Pineida, ka mbetur i vrarë në një atentat me armë zjarri në Guayaquil, një qytet ky i prekur nga dhuna e bandave t drogës.
Mediat e huaja shkruajnë se 33-vjeçari u qëllua për vdekje në qytetin port të Guayaquil të mërkurën.
Ndërkohë klubi i tij, Barcelona SC, njoftoi vdekjen në një postim në platformën e mediave sociale X.

Klubi tha se “me keqardhje të thellë njofton se është njoftuar zyrtarisht për vdekjen e lojtarit tonë Mario Pineida, një ngjarje që ndodhi pas një sulmi kundër tij” në Guayaquil.
Lojtari 33-vjeçar ishte pjesë e ekipit kombëtar të Ekuadorit gjatë turneve të Kupës së Botës 2018 dhe 2022.
Ai luajti gjithashtu për klubin brazilian Fluminense në vitin 2022.
Ministria e Brendshme konfirmoi vdekjen e tij dhe caktoi një njësi speciale policore për të hetuar rastin.
Pineida u sulmua nga dy persona me motoçikleta, të cilët hapën zjarr mbi të, nënën e tij dhe një grua tjetër.
