Besa rrezikoi surprizën ndaj bardhebluve. Në Fier, Apolonia mposhtet 0-3 nga Luftëtari
Altin Manallari
Besa frenon Tiranën, e cila për të shmangur humbjen i falet golit të një mbrojtësi. Vllaznia dhe Luftëtari marrin fitore të rëndësishme në transfertë përkatësisht kundër Bylisit dhe Apolonisë. Sot pritet që Skënderbeu të marrë kreun i vetëm, në rast të një fitoreje ndaj Tomorit.
Bylisi-Vllaznia 0-1 dhe Apolonia-Luftëtari 0-3 ishin starti i javës së pestë të Kategorisë Superiore. Si Vllaznia edhe Luftëtari kanë rezultuar efikase në transfertë, duke i shtuar kolonës së tyre të pikëve në klasifikim edhe një trepikësh të rëndësishëm. Triumfi në fushën e Bylisit ishte mjaft i rëndësishëm për Vllazninë e Shpëtim Duros, që kthehet te fitorja pas ndalesës në shtëpi një javë më parë me Apoloninë. Sfida u vendos nga goli i shkëlqyer i Ivan Deliç në minutën e 61 të lojës, ndërsa me këto tri pikë të marra, shkodranët ngjiten përkohësisht në vendin e tretë të klasifikimit me 8 pikë të grumbulluara. Bylisi ende nuk e ka provuar shijen e fitores në këtë sezon. Ndërsa 3 pikë të arta ishin ato që mori Luftëtari në Fier, ku fitorja u sigurua që prej fraksionit të parë të lojës, me golat e Çaçit në të 25-n, Rraboshtës në të 32-n dhe Nikoliç në të 44-n. Skuadra e Nevil Dedes ngjitet në kuotën e 7 pikëve, ndërsa pas këtyre takimeve konfirmohet kriza e Bylisit dhe e Apolonisë, që ende nuk e njohin fitoren pas pesë ndeshjeve të para. Aktualisht për javën e pestë të Superligës po luhet në stadiumin “Qemal Stafa” edhe ndeshja ndërmjet Tiranës dhe Besës, me bardheblutë që kanë mundësi të tentojnë të shkëputen nga Skënderbeu në krye të klasifikimit. Ndërkohë dje Tirana ka regjistruar një gjysmë hapi, pasi Artur Lekbello donte vetëm fitore kundër Besës, sfidë që luhej në “Qemal Stafa” ndaj Besës, por ka rrezikuar të dalë edhe pa barazim, nëse një mbrojtës do të shpëtonte nderin e bardhebluve. Takimi i djeshëm ndaj Besës u mbyll me rezultatin 1-1 dhe ishte pikërisht Arian Pisha ai që riktheu ekuilibrin, duke barazuar në minutën e 63 golin e shënuar nga Fatjon Sefa dhe fundin e pjesës së parë (39’). Kjo sfidë ka regjistruar një paraqitje të mirë të kavajasve, të cilët u janë përgjigjur 24 herë kampionëve dhëmbë për dhëmbë. Ndërkohë që sot do të luhen 4 takimet e tjera, ku Skënderbeu do të tentojë të rimarrë kreun, nëse fiton ndaj Tomorit të zero pikëve. Sfida më interesante do të jetë ajo mes Teutës dhe Flamurtarit, ndërsa do të luhen edhe Laçi-Kukësi dhe Shkumbini-Kastrioti.
Superiore (Java V)
DJE
Apolonia-Luftëtari 0-3
Çaçi 25′, Rraboshta 32′, Nikoliç 44′
Bylis-Vllaznia 0-1
Delic 61′
Tirana-Besa 1-1
Pisha 63′ / Sefa 39′
SOT
14:00 Laçi-Kukësi
14:00 Tomori-Skënderbeu
14:00 Shkumbini-Kastrioti
14:00 Teuta-Flamurtari
Klasifikimi
Skuadra N P
1. Tirana 5 11
2. Skënderbeu 4 10
3. Vllaznia 5 8
4. Laçi 4 7
5. Besa 5 8
6. Luftëtari 5 7
7. Kastrioti 4 7
8. Kukësi 4 6
9. Flamurtari 4 5
10. Teuta 4 4
11. Shkumbini 4 4
12. Bylisi 5 2
13. Apolonia 5 3
14. Tomori 4 0
Kategoria e Parë
Tërbuni surprizon Lushnjën, fitojnë Partizani dhe Dinamo
Është Tërbuni surpriza e madhe e javës së pestë të Kategorisë së Parë. Pukianët e kanë bërë sensacionin e javës, duke mundur në shtëpinë e tyre Lushnjën. Vendasit kanë fituar me rezultatin e pastër 2 me 0, duke shënuar nga një gol për çdo pjesë, me autor Agastrën dhe Kullin. Fitore shumë të rëndësishme kanë arritur edhe 2 ekipet e kryeqytetit Dinamo dhe Partizani. Të kuqtë rezultuan efikasë në fitoren 2-1 ndaj Burrelit në fushën e këtyre të fundit. Partizani po ashtu është edhe skuadra e vetme që ka mundur të fitojë në transfertë. Me shumë vështirësi ka fituar edhe Dinamo përballë ekipit tjetër kryeqytetas, Kamzës, me rezultatin e ngushtë 4-3.