Federata Shqiptare e Futbollit inauguroi një tjetër projekt të rëndësishëm me përmasa sociale për shtresat në nevojë. Një fushë futbolli për të verbrit është investimi më i fundit i institucionit qendror të futbollit shqiptar që krijon një strehe për të gjithë të apasionuarit e kësaj kategorie. Fusha e futbollit e ndërtuar në Vaqarr hapi dyert për te gjitha skuadrat pjesemarrese te kampionatit te te verbërve, lojtaret e te cilave jane ne mbi 100 vete, ndërsa në inaugurium ishte i pranishëm edhe presidenti i Federatës, Armand Duka.
Kreu i shoqatës së të verbërve, Sinan Tafai falënderoi Federatën për këtë investim që do të kompletohet me mbulimin e fushës dhe ndërtimin e dhomave të zhveshjes.
Këtë projekt e vlerësoi edhe drejtori i zyrës së sporteve në ministrinë e Arsimit dhe Sportit, Vladimir Gjonaj.
Federata Shqiptare e Futbollit ka investuar rreth 20 mijë Euro në këtë projekt por edhe në mbështetjen e Kombëtares së të verbërve që do të marrë pjesë në Euopianin që do të zhvillohet në Rumani.
19 mars 2017 (gazeta-Shqip.com)