Federata Shqiptare e Futbollit ka njoftuar zyrtarisht se ka revokuar mbështetjen për kandidaturën e presidentit aktual të FIFA-s, Gianni Infantino, për një mandat të ri katërvjeçar në krye të institucionit më të lartë të futbollit botëror.
Përmes një letre zyrtare drejtuar Sekretarit të Përgjithshëm të FIFA-s, Mattias Grafström, presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ka bërë me dije se federata shqiptare ka ndryshuar qëndrim pas konsultimeve të brendshme dhe një shqyrtimi të kujdesshëm të situatës.
Në shkresë thuhet se FSHF kishte depozituar më 20 maj 2026 letrën e mbështetjes për rikandidimin e Infantinos, por tashmë vendos ta tërheqë atë dhe kërkon që ky ndryshim të pasqyrohet në regjistrat zyrtarë të FIFA-s.
Sipas FSHF-së, ky vendim lidhet me zhvillimet e fundit në futbollin ndërkombëtar dhe me qëndrimet e mbajtura nga federatat europiane në lidhje me mënyrën e qeverisjes së FIFA-s.
Federata Shqiptare e Futbollit thekson se do të vijojë bashkëpunimin e ngushtë me UEFA-n dhe partnerët e saj ndërkombëtarë, duke mbështetur një model qeverisjeje të bazuar në transparencë, integritet dhe interesin më të mirë të futbollit.
Njoftimi i FSHF-së
Federata Shqiptare e Futbollit njofton se ka revokuar mbështetjen e saj për kandidaturën e Gianni Infantinos për një mandat të ri katërvjeçar si President i FIFA-s.
Përmes një letre zyrtare drejtuar Sekretarit të Përgjithshëm të FIFA-s, Mattias Grafström, Federata Shqiptare e Futbollit informon se, pas konsultimeve të mëtejshme të brendshme dhe një shqyrtimi të kujdesshëm të situatës, ka vendosur të tërheqë mbështetjen e dhënë më parë për kandidaturën e Infantinos.
Sipas FSHF-së, ky vendim vjen në vijim të zhvillimeve të fundit në futbollin ndërkombëtar dhe qëndrimeve të shprehura nga federatat europiane lidhur me proceset e qeverisjes së FIFA-s.
Federata Shqiptare e Futbollit thekson se mbetet e angazhuar për të bashkëpunuar ngushtë me UEFA-n dhe partnerët e saj ndërkombëtarë, në mbështetje të një qeverisjeje të futbollit të bazuar në transparencë, integritet dhe interesin më të mirë të lojës.
