Një nga lojtarët më të mëdhenj të futbollit gjerman, Uve Zeler ka ndërruar jetë ditën e sotme në moshën 85-vjeçare.
Lajmin për vdekjen e ish-kapitenit të kombëtares gjermane e dha ekipi i Hamburgut, ku ai kaloi pjesën më të madhe të karrierës. Ai ishte pjesë e kombëtares gjermane së bashku me të tjerë emra të mëdhenj si Gert Myler, Sep Maier dhe Franc Bekenbauer. Një postim për të e ka bërë dhe Bayern, duke i shprehur ngushëllimet familjes së Zeler.
“We will always remember him as one of the very special ones of the sport.”
Rest in peace, Uwe Seeler ?️
— FC Bayern Munich (@FCBayernEN) July 21, 2022