Ai ishte përgjegjës për katër ngjitje në Serie A me Pescara-n, Udine-n dhe Perugia-n, ndërroi jetë në moshën 84-vjeçare.

Trajneri i famshëm Giovanni Galeone ka vdekur në moshën 84 vjeç. Ai ishte i shtruar në spital në Udine. Edhe më parë kishte qenë i sëmurë për njëfarë kohe. Si trajner, ai arriti katër ngritje në kategori: dy te Pescara (1986-87 dhe 1991-92), një te Udine dhe një te Perugia.

Ai gjithashtu drejtoi Napolin, Comon dhe Spal. Skema e tij 4-3-3 ishte një model për shumë njerëz. Ai doli në pension në vitin 2013. Në Pescara, ai është një legjendë, mendoni që edhe staciuni I trenit u përurua dhe emërua në praninë e tij. Ndërkohë që njihet gjithashtu edhe për mardhëniet konfliktuale që ka patur me presidentët ku punonte. Mes tyre ajo me Scibilian dhe shumë të tensionuara me Gauccin. Vlen të përmendet si konsiderohej gjithashtu edhe si mentori i Massimiliano Allegrit.