Një lajm i rëndë ka tronditur sportin shqiptar dhe atë kosovar. Futbollisti Fation Bunjaku ka humbur jetën në moshën 22-vjeçare si pasojë e një aksidenti tragjik.
Lajmi për ndarjen e parakohshme nga jeta të talentit kosovar u bë i ditur përmes një njoftimi publik, ku u konfirmua se i riu ndërroi jetë mbrëmjen e kaluar.
Bunjaku ishte një emër i njohur në futbollin kosovar, pasi kishte veshur fanellën e Kosovës U-21 dhe kishte qenë pjesë e disa skuadrave në Kosovë. Së fundmi ai aktivizohej me ekipin e Elbasanit në futbollin shqiptar.
Vdekja e tij ka shkaktuar dhimbje të madhe në komunitetin sportiv, ndërsa klube, futbollistë dhe tifozë kanë shprehur ngushëllimet e tyre për familjen dhe të afërmit e 22-vjeçarit.
Për ceremoninë e varrimit pritet të jepen detaje në vijim nga familjarët dhe autoritetet lokale.
