Familja e Futbollistit të Manchester Cityt, Phil Foden, përjetoi një shqetësim të tmerrshëm. Phil Foden dhe e fejuara e tij Rebecca Cook kanë rënë viktimë e një mashtrimi në internet.
Njoftimet e rreme për fëmijët e tyre tronditën të gjithë planetin. Foto të krijuara nga inteligjenca artificiale (IA) të Foden dhe bashkëshortes së tij duke qarë dhe vajtuar me lajmin e sajuar për vdekjen e djalit të tyre gjashtëvjeçar Rooney filluan të përhapen në rrjetet sociale. Pas kësaj, pati një lajm të rremë se vajza e tyre vuante nga kanceri.

Falë këtij mashtrimi monstruoz, disa profile në Facebook morën dhjetëra pëlqime, që ishte edhe qëllimi i tyre. Partnerja e tij, Rebecca, tha se familja kishte kontaktuar një ekip ligjor dhe do të ndërmerrte të gjitha hapat e mundshëm për të mbrojtur veten dhe familjen e tyre. Rebeka shtoi se postimet i mërzitën tmerrësisht, sepse kanë të bëjnë me fëmijët.

“Jemi të shqetësuar për faqet që përhapin këto histori. Ato janë plotësisht të rreme dhe na shqetësojnë. Nuk e kuptoj se si njerëzit mund të shpikin gjëra të tilla për këdo, veçanërisht për fëmijët. Është e neveritshme”, shkroi Rebecca në Instagram. Për fat të mirë, gjithçka është mirë me fëmijët e Foden.
