Një këputje e meniskut në gjurin e djathtë e ka detyruar Gavin (Pablo Martin Paez Gavira) të tërhiqet. Mesfushori i Barcelonës do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale dhe do të presë me durim të paktën katër deri në pesë muaj para se të rikthehet në aksion. Kjo është një humbje e rëndësishme për klubin katalanas, duke pasur parasysh ashpërsinë e dëmtimit dhe ai do të qëndrojë jashtë fushave të lojës të paktën deri në shkurtin e ardhshëm.
Por si do të vazhdojë Barcelona?
Trajneri Hansi Flick mendon se futja në merkato është e panevojshme, paçka potencialit të madh të Gavit i cili do mungojë në mesin e fushës. Marca bën me dije se Barça nuk do e provojë një mundësi për merkato.
ARSYET – Para së gjithash, tregu i transferimeve është shumë i kufizuar në lojtarë pa kontrata dhe nuk ka zëvendësime të shkëlqyera në dispozicion. Pastaj, Flick dhe drejtuesit nuk duan të bëjnë blerje të rastësishme dhe aktualisht nuk ka alternativa të mira për Barcelonën.
Së fundmi, por jo më pak e rëndësishme, Fair Play Financiar; nuk do të ishte problem sepse një zëvendësim afatgjatë për shkak të një dëmtimi nuk do të llogaritej në ndikimin e buxhetit, por do të përfshihej sezonin e ardhshëm. Klubi katalanas shpesh do të duhej ta zgjidhte koston në një datë të mëvonshme gjithsesi. Kjo është tashmë një situatë e vazhdueshme me Joan Garcian që zëvendëson Ter Stegen. Prandaj, Flick do ta ristrukturojë skuadrën me ata emra që ka në dispozicion, përfshirë talentet nga ekipi i të rinjve.