Cristian Romero ka mbyllur aventurën e tij me Tottenhamin dhe do të vijojë karrierën në Spanjë. Mbrojtësi argjentinas ka kryer vizitat mjekësore te Atletico Madrid, që ka rënë dakord të paguajë 40 milionë euro për kartonin e tij.

Romero pritet të firmosë me klubin madrilen një kontratë që e lidh me Atletico Madrid deri në vitin 2031.

Para largimit nga Londra, qendërmbrojtësi argjentinas i ka kushtuar një mesazh të gjatë Tottenhamit dhe tifozëve, duke kujtuar pesë vitet e kaluara në klub.

“Largohem me zemrën plot me kujtime dhe krenari të madhe për gjithçka kemi jetuar dhe arritur së bashku”, shkroi Romero në rrjetet sociale, teksa e cilësoi Tottenhamin më shumë se një klub dhe si një shtëpi për të dhe familjen e tij.

Romero mbërriti te Tottenham me synimin për të lënë gjurmë në historinë e klubit. Në mesazhin e tij të lamtumirës, ai kujtoi rrugëtimin dhe punën për të arritur një trofe me skuadrën londineze.

Mbrojtësi pranoi se rrugëtimi nuk ishte gjithmonë i lehtë, por zgjodhi të largohej duke mbajtur në mendje momentet pozitive, njerëzit që e shoqëruan gjatë këtyre viteve dhe mbështetjen që mori nga klubi.

Romero pati një mesazh të veçantë edhe për tifozët e Tottenhamit, të cilëve u falënderoi për mbështetjen, duartrokitjet dhe për mënyrën se si e pritën që nga dita e parë.

Ai pranoi se nuk ishte gjithmonë perfekt, por u largua me bindjen se kishte dhënë gjithçka në fushë dhe se e kishte mbrojtur fanellën e Tottenhamit me krenari.

Tashmë, kapitulli i radhës për argjentinasin është në Madrid. Atletico Madrid e pret Romero me një kontratë deri në vitin 2031 dhe një investim prej 40 milionë eurosh për mbrojtësin.