E ardhmja e trajnerit italian Vincenzo Montella te kombëtarja e Turqia është vënë seriozisht në pikëpyetje gjatë zhvillimit të këtij Kampionati Botëror.
Sipas raportimeve të mediave italiane, pozitat e Montellës në stolin turk janë tronditur ndjeshëm pas tensioneve dhe rezultateve që nuk kanë bindur drejtuesit e Federatës Turke të Futbollit.
Prestigjiozja sportive italiane “La Gazzetta dello Sport” shkruan se shkarkimi i teknikut italian mbetet një mundësi konkrete, ndërsa në kampin turk po zhvillohen diskutime intensive për të ardhmen e skuadrës.
Megjithatë, federata nuk dëshiron të marrë një vendim të nxituar. Burimet bëjnë me dije se drejtuesit po analizojnë situatën në detaje dhe po shqyrtojnë të gjitha opsionet përpara se të vendosin përfundimisht mbi të ardhmen e Montellës.
Pritet që orët dhe ditët në vijim të jenë vendimtare për fatin e trajnerit italian, i cili mund të largohet para përfundimit të aventurës së tij me Turqinë në Botëror.
