
Ish-trajneri i ekipit të futbollit të Shqipërisë, Gianni de Biasi shumë shpejt do jetë i papunë. Mbyllja e kualifikueseve të Katar 2022 do të shënojë edhe fundin e aventurës së Gianni De Biasi në krye të Azerbajxhanit.
Kontrata e ish-trajnerit kuqezi përfundonte pas këtij edicioni dhe federata vendase vendosi të mos e rinovojë marrëveshjen. Aventura e De Biasi mbyllet në datën 30 nëntor, me trajnerin që nuk arriti të niste një cikël fitues.
Azerbajxhani e mbylli grupin A kualifikues me 1 pikë në 8 ndeshje, duke u lënë pas nga Serbia, Portugalia, Irlanda dhe Luksemburgu. Në total, në 20 ndeshje me teknikun italian, ecuria ishte vetëm 2 fitore, 6 barazime dhe 12 humbje.
De Biasi bëri historinë duke kualifikuar Shqipërinë në Kampionatin Evropian për herë të parë në histori.