“Një trup është parë në mbetjet e aeroplanit që mbante futbollistin e humbur Emiliano Sala”, tha raporti i hetimeve të aksidenteve ajrore në Mbretërinë e Bashkuar (AAIB). Kërkimet nënujore u kryen duke përdorur pajisjet e specializuara më 3 shkurt mbi zonën e kërkimit të prioritetit dhe, sipas AAIB, gjetja është bërë mbi shtratin e detit.
Një mjet lundrimi, i drejtuar nga distanca arriti që të filmojë me video zonën ku u gjet avioni. Hetuesit kanë dalë në përfundimin se objekti i rrënuar i përket avionit të humbur Piper Malibu. Deklarata thoshte: “Tragjikisht, në videoklipin e ROV një trup është i dukshëm mes rrënojave.” AAIB tani po shqyrton hapat e ardhshëm, në konsultim me familjet e pilotit, pasagjerit dhe policisë. ”
Gazeta Shqip